Bota

Rama e përdorte si shembull, edhe Suedia ndërpret vaksinimin me AstraZeneca (JUSTIFIKIMI I KRYEMINISTRIT)

16 Mars 2021, 08:31 Nga DOSJA
Rama e përdorte si shembull, edhe Suedia ndërpret vaksinimin me

SUEDI- Suedia është shteti më i ri që ka ndërprerë vaksinimin me AstraZenecën. The Guardian shkruan se ndërprerja e vaksinimit të popullsisë me AstraZenecën nga Suedia është një masë paraprake. Agjencia Shëndetësore e Suedisë, ditën e sotme deklaroi se pezullimi i vaksinës së AstraZenecës do të jetë deri në një afat të pacaktuar, ose deri kur të dalin përgjigjjet e hetimeve nga EMA.

Ndërkohë që vaksinat e AstraZenecës që erdhën në vendin tonë janë nga Suedia, si pjesë e serisë së sigurtë të vaksinave, deklaruar kjo nga kryeministri Edi Rama.

Kur Rama u pyet për sigurinë e AstraZenecas tha se përderisa Suedia po vijon me vaksinimin e popullsisë, ne nuk kemi pse ta ndërpresim.

AstraZeneca është pezulluar në disa vende, siç është e vërtetë që ju jeni në detyrimin e madh dhe njerëzor të mos bëheni përçues të lajmeve të pavërteta që hapin panik. Mund të jetë në rrjetet sociale por jo në ekrane ku një staf i tërë punon. Nëse do ishte e vërtetë do qe e pamundur që bota ta lejonte. Sasia që morëm ne dje ka ardhur nga Suedia. E mendoni dot ju që Suedia ta lejonte një gjë të tillë? Sot kam parë një prononcim të drejtorit në Itali, thotë që bëhet fjalë për një seri të veçantë. Ne kemi një seri tjetër. Anglia vazhdon vaksinimin me AstraZeneca. Nuk ka shans që të jetë një injeksion që të shkaktojë komplikime me shëndetin. Nuk ka asnjë problem. Është një vaksinë që vazhdon dhe qarkullon.”-tha Rama të shtunën. 

Ndërkohë tani që vaksinimi u ndërpre në Suedi, a duhet ta ndërpresim edhe ne?

Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia,  Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia e Spanja; së fundmi i është shtuar Italia, Gjermania dhe Franca. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.

(i.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca suadia nderpret vaksinimin me astrazeneca astrazeneca suadia nderpret vaksinimin me astrazeneca

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2021, 07:00

OKB: Rreth 138 protestues të vrarë në Mianmar

MIANMAR– Së paku 138 njerëz janë vrarë në protestat kundër grushtit ushtarak në Mianmar, thanë të hënën Kombet e Bashkuara.“Shifra përfshin 38 persona që ...