Bota

Enver Hoxhaj tregon ca u diskutua në takimin me Kurtin dhe Osmanin: Na kërkuam të marrim pjesë në tri seanca të zgjedhjes

15 Mars 2021, 21:23 Nga DOSJA
Enver Hoxhaj tregon ca u diskutua në takimin me Kurtin dhe Osmanin: Na

KOSOVË-Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zbuluar se çfarë ka diskutuar në takimin e  ftuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Sipas Gazeta Express, Hoxhaj ka thënë ka vajtur në takim me 10 qëndrime të qarta, të cilat i ka bërë dhe publike.

Ne kemi shkuar në atë takim me qëndrime dhe përmbajtje të qarta. Nuk ka qenë ideja jonë që të marrim pjesë saqë vetëm të takohemi me z.Kurti dhe znj.Osmani se ne e njohim njëri-tjetrin dhe e dimë se kush për çfarë qëndrojmë. Ne kemi shkuar në atë takim që t’i shtrojmë këto 10 qëndrimet që i kemi bërë publike. Atmosfera ka qenë korrekte,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se Kurti dhe Osmani i kanë kërkuar PDK-së që të marri pjesë në tri seanca të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, të qeverisë dhe të presidentit.

“Fillimisht ishte një qasje që nuk e dinim pse na kanë ftuar. Se flisnin në terma të përgjithshëm derisa unë ju thash: hyni në temë, për çka na keni ftuar? Mandej kërkuan që të ketë kontribut nga PDK për të qenë pjesë e tri seancave të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, të zgjedhjes së qeverisë dhe të presidentit”, sqaroi Hoxhaj.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti enver hoxhaj vjosa osmani albin kurti enver hoxhaj vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2021, 19:48

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Sipas mediave italia, një 12-vjeçare është gjendur e vdekur në banesën e saj.Dyshohet se shkak i vdekjes ...