Bota

Nuk u bë dot deputet, kandidati i PDK-së mallkon njerëzit: I zëntë Covid-19 të gjithë ata që më premtuan dhe nuk më vo

15 Mars 2021, 20:41 Nga DOSJA
Nuk u bë dot deputet, kandidati i PDK-së mallkon njerëzit: I

KOSOVË-Një rast i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme. Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Haki Morina, i cili nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, më anë të një postimi në Facebook, ka mallkuar të gjithë ata që i kanë premtuar që do e votojnë dhe nuk e kanë votuar.

Si fillim ai ka bërë një postim ku është shprehur, i zëntë kanceri, sida dhe Covid-19 ata që nuk e kanë votar. Ndërkohë më vonë ai ka bërë një tjetër postim ku ka thënë i zëntë Covid-19 ata që i kanë premtuar dhe nuk e kanë votuar.

“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte kanceri, sida dhe Covid19”, ka shkruar ai në postimin e parë, të cilin e ka fshirë.

“Ata që (pa ua kërkuar) ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte Covid19”, ka shkruar Morina herën e dytë.

Postimi i plotë: 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora haki morina haki morina

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2021, 19:48

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Sipas mediave italia, një 12-vjeçare është gjendur e vdekur në banesën e saj.Dyshohet se shkak i vdekjes ...

Bota 15 Mars 2021, 18:09

CDU/CSU – më realiste pas zgjedhjeve rajonale

Kryetari i CDU-së, Armin Laschet e vlerësoi si zhgënjyes rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet rajonale në landet federale në Baden-Württemberg dhe Rheinland...