Bota

Daut Haradinaj i AKK-së heq dorë nga posti i deputetit

15 Mars 2021, 21:15 Nga DOSJA
Daut Haradinaj i AKK-së heq dorë nga posti i deputetit

KOSOVË-Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili është dhe vëllai i kryetarit Ramush Haradianaj, ka njoftuar ditën e sotme që do të heq dorë nga posti i deputetit në  Kuvendin e Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka  falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar për disa mandate.

Po ashtu ai ka bërë të qartë që do ti lërë vendin Shemsedin Dreshajt për t’u bërë deputet dhe për të pasur kohë të jetë më shumë prezent nëpër komuna.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, votues të AAK-së! Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend. Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë. Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit. Kolegëve të mi ju dëshiroj suksese në këtë legjislaturë.Do jemi shumë më të konsoliduar dhe më të përgatitur këtë vjeshtë. Fituesit të këtyre zgjedhjeve ju uroj suksese. I juaji, Daut Haradinaj,”-ka shkruar ai. 

Postimi i plotë: 

Haradinaj ka qenë kandidati i dytë më i votuar në radhët e AAK-së me 13 769 vota. Në zgjedhjet e vitit 2019 vëllai i tij Ramush Haradinaj kishte bërë veprimin e njëjtë duke mos u bërë pjesë e Kuvendit si deputet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora daut haradinaj ramush haradianj daut haradinaj ramush haradianj

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2021, 19:48

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Sipas mediave italia, një 12-vjeçare është gjendur e vdekur në banesën e saj.Dyshohet se shkak i vdekjes ...