Bota

Italia, Gjermania, Franca dhe Spanja i shtohen listës së vendeve që pezullojnë vaksinën AstraZeneca

15 Mars 2021, 19:27 Nga DOSJA
Italia, Gjermania, Franca dhe Spanja i shtohen listës së vendeve

EVROPË-Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja janë vendet e fundit që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pas raporteve se ajo ka shkaktuar mpikse gjaku.

Sipas, mediave të huaj, ministri i shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn ka thënë se vendimi për të pezulluar dozat e vaksinave AstraZeneca është marrë në bashkëpunim me këshillin e rregullatorit të vaksinave të vendit, Instituti Paul Ehrlich. Po ashtu, kanë deklaruar se kjo është një masë paraprake.

“Vendimi i sotëm është thjesht një masë paraprake,“-ka thënë ai.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se vendi i tij do të pezullojë dozat, të paktën deri pasditen e ditës së nesërme. Ndërsa, rregullatori i barnave në Itali ka njoftuar se do i ndaloj vaksinat për 24 orë.  Ndërkohë, që Spanja do të pezullojë përdorimin e vaksinave për dy javë, pasi ekspertët kanë deklaruar se do të rishikojë nëse ka efekte anësore.

Nga 17 milionë njerëz të vaksinuar në Bashkimin Evropian dhe në Britani, deri më tani janë raportuar 37 raste që pasi kanë marrë vaksinën AstraZeneca, kanë shfaqur mpiksje gjaku.

Gjermania ka marrë pak më shumë se 3 milion doza të vaksinës AstraZeneca dhe rreth gjysma e tyre janë administruar deri më tani, krahasuar me pothuajse 7 milion të Pfizer dhe rreth 285,000 nga Moderna. Në Spanjë kanë marrë AstraZeneca pothuajse 940,000 njerëz.

Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia,  Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja e Suedia; së fundmi i është shtuar Italia, Gjermania dhe Franca. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota franca pezullon astrazenecen gjermani pezullon anstrazeneca italia pezullon astrazenca spanja pezullon astrazeneca franca pezullon astrazenecen gjermani pezullon anstrazeneca italia pezullon astrazenca spanja pezullon astrazeneca

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2021, 18:09

CDU/CSU – më realiste pas zgjedhjeve rajonale

Kryetari i CDU-së, Armin Laschet e vlerësoi si zhgënjyes rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet rajonale në landet federale në Baden-Württemberg dhe Rheinland...