Bota

Agjencia Evropiane e Barnave do të zhvillojë një takim emergjent për pezullimin e vaksinës anti-Covid, AstraZeneca

15 Mars 2021, 19:32 Nga DOSJA
Agjencia Evropiane e Barnave do të zhvillojë një takim emergjent

EVROPË-Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka njoftuar se do të mbaj një takim emergjent, pas pezullimit të vaksinës AstraZeneca, nga disa vende.

Sipas CNN, EMA ka njoftuar se ditën e nesërme, do të shqyrtojë informacionet dhe të enjten do zhvillojë një takim emergjent.

“Komiteti i Sigurisë Coreper do të shqyrtojë informacionin në më shumë detaje nesër (e martë) dhe thirri një takim urgjent të Enjten, 18 Mars për të përfunduar mbi informacionin e mbledhur dhe çdo veprim tjetër që mund të jetë i nevojshëm,”-ka thënë agjencia me seli në Ambstredam. 

Sakaq, më herët EMA ka thënë se po heton rastet që kanë shkaktuar mpiksje gjaku te njerëzit që kanë marrë vaksinat, por gjithsesi ka bërë thirrje që vaksina është e sigurt.

Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia,  Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja e Suedia; së fundmi i është shtuar Italia, Gjermania dhe Franca. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ema zhvillon takim emergjent per vaksinen astrazeneca ema zhvillon takim emergjent per vaksinen astrazeneca

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2021, 18:09

CDU/CSU – më realiste pas zgjedhjeve rajonale

Kryetari i CDU-së, Armin Laschet e vlerësoi si zhgënjyes rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet rajonale në landet federale në Baden-Württemberg dhe Rheinland...