Aktualitet

Dyshohet se mori pjesë në dhunim kundër një polici në Greqi/ Arrestohet shqiptari 22-vjeçar

15 Mars 2021, 18:25 Nga DOSJA
Dyshohet se mori pjesë në dhunim kundër një polici në

GREQI-Një 22-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se ka sulmuar një oficer policie në protestën e Nea Smyrni.

Sipas mediave greke, ai shkoi në Departamentin e Policisë Nea Smyrni për të raportuar vjedhjen e portofolit të tij, por ai ishte sinjalizuar nga policia për sulmin ndaj një polici dhe u arrestua.

Ndaj tij është vendosur masa e paraburgimit. Bashkë me të janë bërë tre persona që janë arrestuar si përgjegjës për sulmin në protesta. Por ditën e sotme, dy prej të arrestuarave kanë kërkuar falje për sulmin dhe janë lënë të lirë.

Greqia është përfshirë nga protesta ditët e fundit, pas një incidenti midis policisë dhe disa persona. Policia gjatë kontrolleve për maska dyshohet se ka dhunuar një person që nuk kishte vendosur dhe si pasojë një grup prej 30 personash i ka sulmuar. Më pas ka pasur protesta dhe në ditën në vijim, të cilat kanë kaluar të dhunshme.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ne shqiptar ne greqi arrestohet shqiptari qe mori pjese te protestat ne greqi greqi protestat ne greqi arrestohet ne shqiptar ne greqi arrestohet shqiptari qe mori pjese te protestat ne greqi greqi protestat ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2021, 14:09

Me duar në xhepa kryen ecejake duke çaluar për disa minuta përpara se ta vrasë!Ernejt Shyti, i cili mban në kokë një kapuç dhe një xhup dimëror me...