Aktualitet

Vrau pronarin e bilardos dhe shokun në 1997! Kapet në Angli shqiptari i shumëkërkuar, i qëlloi për vdekje 2 veta me kallas

15 Mars 2021, 17:49 Nga DOSJA
Vrau pronarin e bilardos dhe shokun në 1997! Kapet në Angli shqiptari

BRITANI E MADHE- Artan Muça, 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfshitë, është prangosur nga Policia britanike.

Artan Muça ishte shpallur në kërkim nga Interpoli pasi u dënua me 25 vite burg për 2 vrasje të ndodhura në vitin 1997. 50-vjeçari është shpallur fajtor për vrasjen me kallashnikov të Sefedin Gjatës dhe Bujar Musait, brenda një bilardoje gjatë ditës së zgjedhjeve.

SI NDODHI VRASJA? 

Më 1 qershor të vitit 1997, rreth orës 20:00, Artan Muça, banor i fshatit Kusarth, me një kallanikov në dorë i është afruar një salle bilardoje në pronësi të Gjatës. Teksa ka debatuar ashpër me Bujar Musain, këtij të fundit i ka drejtuar armën. Pasi ka parë çfarë po ndodhte brenda biznesit të tij, me urgjencë në mes të sherrit hyri edhe Gjata, me qëllim për shuarjen e gjakrave. Në momentin që ka tentuar t’i heqë armën nga dora Muçës, ky i fundit e ka shkrepur duke goditur Gjatën në kokë. Kur ka parë se vrau pronarin e bilardos, ka qëlluar edhe ndaj Bujar Musës, duke marrë jetën. Në vitin 2001, Artan Muça u shpall fajtor për vrasjen e dy burrave, duke u dënuar me 25 vite burg.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet artan muça artan muça arrestohet artan muça artan muça

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2021, 14:09

Me duar në xhepa kryen ecejake duke çaluar për disa minuta përpara se ta vrasë!Ernejt Shyti, i cili mban në kokë një kapuç dhe një xhup dimëror me...