Aktualitet

Mbanin hapur klubin e natës dhe ftonin këngëtare të njohura gjatë karantinës! Dy shqiptarë në Greqi përfundojnë në pr

14 Mars 2021, 06:14 Nga DOSJA
Mbanin hapur klubin e natës dhe ftonin këngëtare të njohura

GREQI– Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke pasi dyshohet se kanë mbajtur hapur për tre muaj një klub nate në Athinë, gjatë periudhës së karantinës.

Media greke ‘Skai’, shkruan se lokali qëndronte i hapur deri në orët e para të mëngjesit dhe të ftuar ishin këngëtarë të njohur. Këngëtarët qëndronin brenda në lokal deri në orët e mëngjesit dhe më pas largoheshin.

Ata janë gjobitur me nga 3 mijë euro, ndërsa për arsye se kanë mbajtur hapur aktivitetin janë gjobitur me 5 mijë euro. Ndërkohë policia greke ka gjobitur me 30 euro të gjithë klientët e lokalit.

Po në këtë lokal, në muajin tetor të 2020, gjatë një kontrolli, brenda saj u gjetën plot 141 persona duke u argëtuar, në kundërshtim të plotë me rregullat dhe protollonin anti-Covid.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptare ne greqi arrestohen dy shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll