Aktualitet

“Hyri në Shqipëri dhe mbushi trailerin me lakra”/ Skaneri zbulon 250 kg lëndë hashash brenda mjetit, arrestohet shoferi

13 Mars 2021, 17:31 Nga DOSJA
“Hyri në Shqipëri dhe mbushi trailerin me lakra”/ Skaneri

MALI I ZI-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e një shoferi traleri nga Mali i Zi, i cili është arrestuar në Han të Hotit.

Sipas burimeve për TopChannel, mësohet se shoferi, emri i të cilit nuk është bërë me dije ka hyrë në Shqipëri, rreth datën 8 mars dhe e ka mbushur trailerin me perime, kryesisht lakër në Fier dhe më pas është nisur drejt Malit të Zi.

Ai është nuk është ndaluar në doganë, por në termilan ku është bërë kontrolli i mjetit dhe i janë zbuluar 250 kg lëndë narkotike, hashash. Lënda narkotike është zbuluar nga skaneri brenda trailerit, ku brenda kishte dhe lakrat.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, por sipas burimeve, Prokuroria dhe Policia e Shkodrës është duke kryer hetime.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje shofer traileri ne malin e zi arrestohet nje shofer traileri ne malin e zi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2021, 15:24

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Enejt Shyti, i arrestuari që ka pranuar tashmë ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia ka edhe një vëlla ...