Aktualitet

Furnizonin me drogë VIP-at në Greqi, arrestohet stilisti, piloti dhe fotografi shqiptar

13 Mars 2021, 18:28 Nga DOSJA
Furnizonin me drogë VIP-at në Greqi, arrestohet stilisti, piloti dhe

GREQI-Policia në Greqi, ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohen se trafikonin drogë për VIP-at, midis tyre dhe një shqiptar. Sipas Protothema, një prej tyre është stilist, njëri pilot, kurse shqiptari është fotograf.

Mësohet se ata trafikonin kokainë tek njerëzit e “shoqërisë së lartë”, artistë, këngëtarë, kuzhinierë dhe gazetarë dhe se gramin e shinin nga 70 deri në 100 euro.

Në shtëpinë e stilistit janë gjetur dhe konfiskuar, 102,4 gram kokainë, 1,5 gram hashash, 2 peshor, 2,715 euro, tre telefona celularë. Në shtëpinë e shqiptarit janë gjetur 663 gram kokainë, 1 peshore, 5,855 euro dhe 4 celularë.

Ndërsa, në të pilotit u gjetën 29 gram kokainë, 1 peshore, 3 pistoleta (një e vjedhur nga një oficer policie në 2014 në Kretë) dhe 2 telefona celularë.

Ndaj shqiptarit u morë vendim për të qëndruar në paraburgim, piloti u la i lirë me kushte. Ndërsa, për stilistin do të vendoset nga këshilli i gjykatës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari fotograf ne greqi arrestohet shqiptari fotograf ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2021, 15:24

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Enejt Shyti, i arrestuari që ka pranuar tashmë ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia ka edhe një vëlla ...