Aktualitet

Ardhja e Astrazenecas në Shqipëri, mjekja Muzina: Mbajeni pezull për dy javë! E kuptoj që jeni në mesin e një fushate ele

13 Mars 2021, 18:32 Nga DOSJA
Ardhja e Astrazenecas në Shqipëri, mjekja Muzina: Mbajeni pezull

TIRANË– Mjekja Rubina Muzina, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Teksas të SHBA-ve është shprehur se gjëja më e mirë është që në Shqipëri te pezullohet vaksinimi i popullatës me AstraZeneca, një ditë pasi në vendin tonë erdhën 38 mijë e 400 doza.

Në një lidhje me Skype në  “Kjo Javë”, Muzina nënvizoi se Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur një investigim lidhur me këtë vaksinë, për të parë efektet që ajo sjell, e për këtë, kërkoi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që të paktën për dy javë, aq sa zgjat dhe hetimi i agjencisë, të pezullojë injektimin në popullatë.

AstraZeneca është një diskutim i madh në Evropë. Agjencia Evropiane e Barnave ka hapur një investigim. AstraZerneca nuk ka aplikuar në Amerikë për të qenë prezent. AstraZeneca filloi me vështirësi. Është një vaksinë e mirë, por do të thoja fare hapur komitetit shqiptar, që vaksina duhet të qëndrojë pezull deri në dy javë. Unë e di që qeveria kujdeset për qytetarët e vendit, por AstraZeneca ka dhënë pak rezultat të Evropë. Ata po investigojnë në pjesën e sigurisë. Për ta vazhduar apo jo, do të thoja që Agjencia e Evropiane e Barnave duhet t’i japim 2 javë kohë, sepse ata kanë aprovuar këtë vaksinë dhe ata do e shohin më me kujdes për sigurinë e saj. AstraZeneca do të jetë në të gjithë vendin. Ne themi këtu kur një shtet e ndalon, ose e heq, ka të dhëna, si Danimarka që i ka të shkëlqyer laboratorët. Nuk ka gjë për të frikësuar, por dua të shohim raportin e Agjencisë Evropiane të Barnave. Janë dy gjëra që dua të tërheq vëmendje, nëse gjithçka ndodh. Jemi në mes të një fushate elektorale shumë të egër. Ne duam sa më shumë vaksina, por duhet të presim dy javë,”– tha mjekja.

Në vendin tonë erdhën një natë më parë 38 mijë e 400 doza vaksinash nga Astrazeneca. Ishte vetë kryeministri Edi Rama, që bashkë me ministren Ogerta Manastirliu e ministrin Arben Ahmetaj shkoi në Rinas për t’i pritur. Në lidhje me rrezikshmërinë e kësaj vaksine, Rama ka thënë më herët se në vendin tonë nuk ka mbërritur ajo lloj serie që ka shfaqur rrezikshmëri, por një tjetër seri. Madje kreu i qeverisë ka garantuar se seria e vaksinave që ka ardhur në vendin tonë përdoret për të gjitha moshat, pavarësisht se në botë, Astrazeneca është injektuar tek personat nën 65 vjeç.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mberrijne 38 mije e 400 doza nga astrazeneca rubina muzina shqiperia nis vaksinimin mberrijne 38 mije e 400 doza nga astrazeneca rubina muzina shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2021, 15:24

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Enejt Shyti, i arrestuari që ka pranuar tashmë ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia ka edhe një vëlla ...