Aktualitet

Kishin fshehur 12 kg kokainë në makinë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

13 Mars 2021, 18:59 Nga DOSJA
Kishin fshehur 12 kg kokainë në makinë, arrestohet çifti

ITALI-Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh, pasi në makinën e tyre ju gjendën 12 kilogram kokainë.

Sipas mediave italiane, arrestimi i tyre është kryer në 27 janar, por lajmi është bërë publik ditën e sotme, për qëllime hetimore. Ata ishin kontrolluar nga një patrullë policie, për masat anti-Covid  jashtë rajonit të tyre të banimit.

Ndërkohë, kur janë pyetur sepse ishin jashtë rajonit, ata kanë thënë se ishin te të afërm, por në makinë nuk kishin valixhe. Pas kërkimeve iu është zbuluar sasia e drogës dhe janë arrestuar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ciftio shqiptar ne itali arrestohet ciftio shqiptar ne itali

Sondazh

Poll