Bota

Dyshohet se ka ndikuar te votuesit/ Vendoset një muaj paraburgim për kryetarin e komunës së Kllokotit

13 Mars 2021, 21:24 Nga DOSJA
Dyshohet se ka ndikuar te votuesit/ Vendoset një muaj paraburgim për

KOSOVË-Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur, masën e paraburgimit për një muaj ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviqit. Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga një njoftim i Gjykatës.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se ky vendim është marrë pasi ai ka përdorur postin e tij si kryetar për të ndikuar në vendimin e punonjësve në dhënien e votave.

“Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.D. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve nga neni 210 të KPK-së. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.D në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Kllokotit, ka kanosur seriozisht punëtorët e komunës së Kllokotit dhe qytetarët e kësaj komune, duke ndikuar në vullnetin e tyre që të votojnë në mënyrë të caktuar, për një subjekt të caktuar politik dhe për kandidatë të caktuar”, thuhet në njoftim.

Bozhidar Dejanoviqit, është arrestuar ditën e djeshme, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora bozhidar dejanoviqit. kosove bozhidar dejanoviqit. kosove

Sondazh

Poll