Bota

6 persona në spital vdesin si pasojë e mungesës së oksigjenit, jep dorëheqje Ministri i Shëndetësisë së Jordanisë

13 Mars 2021, 20:03 Nga DOSJA
6 persona në spital vdesin si pasojë e mungesës së

JORDANI-Ministri i shëndetësisë i Jordanisë, Nathir Obeidat ka dhënë dorëheqjen, pasi gjashtë persona ndërruan jetë në një spital për shkak të mungesës së oksigjenit. Sipas BBC,  kryeministri Bisher al-Khasawneh, i ka kërkuar Obeidat-të jepte dorëheqje pas incidentit.

Mësohet po ashtu, se mungesa e oksigjenit, e cila zgjati për rreth një orë, thuhet se ndikoi gjithashtu në njësitë e kujdesit intensiv dhe te gratë shtatzëne në spital. Ndërkohë, që sipas ministrit shkaqet e mungesës së oksigjenit ende nuk janë të qarta.

“Nuk është ende e qartë pse kishte një mungesë oksigjeni dhe një hetim është duke u zhvilluar, “-ka thënë Obeidat.

Vdekjet ndodhën në një strukturë të re qeveritare në qytetin e Salt, rreth 14 milje (23 km) në perëndim të kryeqytetit, Aman.

Që prej fillimit të pandemisë në Jordani janë shënuar 464,856 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 5,224 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bisher al-khasawneh jep doreheqje ministri i shendetesin ne jordani jordani nathir obeidat bisher al-khasawneh jep doreheqje ministri i shendetesin ne jordani jordani nathir obeidat

Sondazh

Poll