Bota

Ambasadori gjerman, uron LVV-në për fitoren: Duhet të formohet sa më shpejt qeveria

13 Mars 2021, 17:19 Nga DOSJA
Ambasadori gjerman, uron LVV-në për fitoren: Duhet të formohet sa

KOSOVË-Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren, pas certifikimit të rezultatit.

Me anë të një postimi në Twitter, ndër të tjera ai ka thënë se pas rezultatit duhet të fillojë zgjedhja e presidentit dhe zgjidhja e çështjeve urgjente për Kosovën.

“Mirë që u certifikuan rezultatet. Urime ekipit të Vetëvendosjes për fitoren historike me më shumë se 50 % të votave. Ky rezultat i qartë duhet të dërgojë në një formim të shpejt të Qeverisë dhe zgjedhje të një presidenti, dhe veprime po aq vendimtare për shumë prioritete urgjente të Kosova”, ka përfunduar Rohde.

Postimi i plotë: 

Good that election results are certified. Congrats to @LVetevendosje team for historic win of more than 50% of votes. This clear outcome should lead to swift formation of government and election of a president and equally decisive action on the many urgent priorities of Kosovo

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 13, 2021


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi ditën e sotme,  rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke fituar 50.28 për qind të votave. Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora jorn rohde zgjedhjet ne kosove jorn rohde zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll