Protestat në Mianmar, policia vret 12 persona, midis tyre dhe një fëmijë 13-vjeçar
13 Mars 2021, 20:27Nga DOSJA
MIANMAR-Forcat e juntës së Mianmarit, ditën e sotme kanë vrarë 12 protestues, ku midis tyre dhe një fëmijë dhe një murg budist.
Protestat për të larguar ushtrinë, kanë nisur nga grupe zyrtarësh publik, si mjekë dhe edukatorë dhe është kthyer në një grevë të përgjithshme që ka paralizuar shumë sektorë të ekonomisë.
Ndërkohë, mësohet se deri më tani janë vrarë më shumë se 70 njerëz. Shtetet e Bashkuara, India, Australia dhe Japonia janë zotuar të punojnë së bashku për të rivendosur demokracinë në Mianmar. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka diskutuar me homologët e tij nga të tre vendet. Të katër udhëheqësit përsëritën angazhimin e tyre për sigurinë rajonale.
Më 1 shkurt, ushtria në Mianmar, ka zhvilluar një grusht shteti, duke arrestuar udhëheqësen e vendit. Që prej asaj mijëra njerëz kanë dalë në protestë.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
JORDANI-Ministri i shëndetësisë i Jordanisë, Nathir Obeidat ka dhënë dorëheqjen, pasi gjashtë persona ndërruan jetë në një spital për shkak të mungesës së oksig...
RUSI-Policia ruse ka ndaluar një konferencë të opozitës, ku ka arrestuar 200 persona përfshirë dhe figura të larta të partisë.Sipas BBC, konferenca sapo kishte ...
FRANCË- Revista satirike franceze Charlie Hebdo, ka publikuar një karikaturë, ku mbretëresha e Anglisë, gjunjëzon Megahan Markle, njësoj si policët me Geor...
ITALI-Itali do të izolohet në ditën e hënë. Sipas BBC, kryeministri Mari Draghi ka paralajmëruar për një val të re të pandemisë.Kufizimet shtesë do të zgjasnin ...
EVROPË-Komisioni Evropian, nuk është dakord me propozimin e disa shteteve anëtare, për të shpërndarë vaksinat në bazë të situatës epidemiologjike.Sipas CNN...
KOSOVË-Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren, pas certifikimit të rezultatit.Me anë të një postimi në T...
Autoriteti Palestinez dhe Liga Arabe, të shtunën kanë dënuar vendimin e Republikës Çeke për të hapur zyrën diplomatike në Jerusalem, duke thënë se një ve...
KOSOVË-Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti ka reaguar pas certifikimit të votave, ku Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese.Me anë të një postimi në ...
KOSOVË– Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka refuzuar ofertën e kryeministrit Edi Rama, i cili një natë më parë i bëri ftesë Kosovës nga Rin...
KOSOVË-Lidhja Demokratike e Kosovës, ditën e nesërme do të zhvillojë mbledhjen për kryetarin e ri të partisë.Sipas Gazeta Express, në mbledhje do të marrin...