Bota

Kurti reagon pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve: Fitoi referendumi, falënderojë të gjithë mbështetësit

13 Mars 2021, 16:16 Nga DOSJA
Kurti reagon pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve: Fitoi

KOSOVË-Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti ka reaguar pas certifikimit të votave, ku Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka shprehur falënderime për qytetarët brenda dhe jashtë Kosovës që e kanë mbështetur. Po ashtu ai e ka quajtur fitoren një referendum dhe ka falënderuar dhe anëtarët dhe aktivistët e LVV-së për angazhimin.

“Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën. Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre. U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush. Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!”-ka shkruar ai.

Postimi i plotë: 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi ditën e sotme,  rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke fituar 50.28 për qind të votave. Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll