Bota

“Sillini në Kukës t’i vaksinojmë”, ministri Zemaj refuzon ndihmën e Ramës për bluzat e bardha: Kemi planin tonë, ku

13 Mars 2021, 16:15 Nga DOSJA
“Sillini në Kukës t’i vaksinojmë”, ministri

KOSOVË– Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka refuzuar ofertën e kryeministrit Edi Rama, i cili një natë më parë i bëri ftesë Kosovës nga Rinasi për të vaksinuar bluzat e bardha të spitaleve Covid në Kukës.

I pyetur nga Koha.net, për ofertën e kryeministrit Rama, Zemaj nuk ka dhënë një përgjigje konktrete, por është shprehur se Kosova ka planin e saj të vaksinimin, duke refuzuar me diplomaci këtë ftesë.

“Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor,”- është shprehur Zemaj.

Një natë më parë, teksa priti 38 mijë e 400 doza vaksinash të Astrazenecas në Rinas, Rama tha se ka ardhur momenti që të ndihmojë edhe Kosovën, vend që ende nuk ka marrë asnjë ngarkesë me vaksina. Ai u shpreh se sot do konktaktonte me Ministrin e Shëndetësisë në Kosovë për të diskutuar mbi palnin, në mënyrë që bluzat e bardha të Kosovës të vaksinohen në Kukës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zemaj edi rama mberrijne 38 mije e 400 doza nga astrazeneca shqiperia nis vaksinimin armend zemaj edi rama mberrijne 38 mije e 400 doza nga astrazeneca shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll