Aktualitet

Përfundon operacioni! Për herë të tretë forcat RENEA kthehen duarbosh nga Lana, pa armën që i mori jetën Behar Sofias, S

13 Mars 2021, 16:54 Nga DOSJA
Përfundon operacioni! Për herë të tretë forcat RENEA

TIRANË– Për herë të tretë, forcat RENEA janë kthyer duarbosh nga kërkimet për armën e krimit me të cilën u ekzekutua Behar Sofia. Dosja.al ju sjell më poshtë edhe momentet kur efektivët e policisë dhe polumbarët e RENEAS zbarkuan pranë lumit Lana, për të kërkuar armë ne krimit.

Blutë mbanin nga krahët Enejt Shytin, të arrestuarin si ekzekutor i Behar Sofia, për t’i orientuar për vendin ku hodhi armën. Vetë Shyti ka treguar se ku e hedhur armën, teksa ka theksuar edhe se pistoleta nuk ka qenë me silenciator.

Këtu e kam hedhur, nuk ka pasur silenciator,”– mësohet se ka thënë Shyti. Por, edhe pas më shumë se pesë orësh kërkime, RENEA është kthyer duarbosh, pasi nuk e ka gjetur armën e krimit, e cila do të ishte një provë e pakundërshtueshme për katër të arrestuarit.

Grupi prej katër personash është vënë në pranga 18 ditë pas krimit të ndodhur më 25 shkurt të këtij viti pranë Piramidës në Tiranë. Fillimisht u vu në pranga Enejt Shyti, ekzekutori që ishte arratisur drjet Malit të Zi pas krimit të kryer.

Shyti ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka zbuluar se ka marrë porosi për vrasjen nga Skënder Vathi kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh. Ai zbardhi edhe emrat e dy të arrestuave të tjerë, Xhuljano Visha dhe Leonard Xhixha. E vetmja gjë që mbetet për tu zbardhur është ‘dora e zezë’ që ka urdhëruar kryerjen e këti krimi dhe ka punësuar Skënder Vathin për të gjetur ‘bandën e posaçme’.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias enejt shyti vritet behar sofia atentat behar sofias enejt shyti vritet behar sofia

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2021, 15:24

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Enejt Shyti, i arrestuari që ka pranuar tashmë ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia ka edhe një vëlla ...