Bota

FOTO/ Shkencëtarët zbulojnë misterin e kompjuterit më të vjetër në botë

13 Mars 2021, 14:14 Nga DOSJA
FOTO/ Shkencëtarët zbulojnë misterin e kompjuterit më

GREQI-Një pajisje 2,000-vjeçare, e cila është quajtur kompjuteri më i vjetër në botë është rikrijuar nga shkencëtarët.

Sipas BBC, mekanizmi “Antikythera”, është gjetur në një anije të mbytur të epokës Romake në Greqi në vin 1901. Pajisja greke e lashtë greke mendohet se është përdorur për të parashikuar eklipset dhe ngjarje të tjera astronomike.

Nga pajisja kishte mbijetuar vetëm një e treta e saj, kështu që studiuesve, ju desh kohë për të kuptuar sesi funksiononte.  Shkencëtarët nga University College London (UCL) besojnë se ata më në fund kanë thyer enigmën duke përdorur modelimin 3D kompjuterik. Ata kanë rikrijuar të gjithë panelin e përparmë dhe tani shpresojnë të ndërtojnë një kopje në shkallë të plotë të Antikythera duke përdorur materiale moderne.

Mekanizmi është përshkruar si një kalkulator astronomik, si dhe kompjuteri i parë analog në botë. Kopertina e pasme përmban një përshkrim të ekranit të kozmosit, i cili tregon lëvizjen e pesë planetëve që ishin të njohur në kohën kur u ndërtua pajisja.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kompjuteri me i vjeter ne bote kompjuteri me i vjeter ne bote

Sondazh

Poll