Bota

Djali i një prej themeluesve të partisë Mustafa: Unë, Lumiri, Lutfiu, Antoni, jemi LDK-ja fund e krye!

13 Mars 2021, 15:13 Nga DOSJA
Djali i një prej themeluesve të partisë Mustafa: Unë,

KOSOVË-Besian Mustafa, djali i aktivistit të vrarë të LDK-së, Xhemail Mustafës, i cili ka kandiduar për t’u bërë dhe kryetar i partisë, ka reaguar para mbajtjes së Kuvendit zgjedhor.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se nesër në mëngjes ai me Abdixhikun, Hazirin e Qunin do të jenë kundërkandidat por në mbrëmje kolegë të rreshtuar pas shefit të ri të partisë. Sipas tij në LDK-ja, ka gjithmonë, unitet, solidaritet, dialog dhe do të jetë gjithmonë e bashkuar.

Po ashtu ai ka shtuar se LDK-ja duhet të f sa më shpejt dhe ka publikuar dhe disa fjalë të babait të tij të cilat janë shkruar pak muaj para themelimit të LDK-së.

Unë, Lumiri, Lutfiu, Antoni, etj. jemi LDK, fund e krye! Nesër në mëngjes jemi kundërkandidat në garën më demokratike në politikën kosovare. Nesër në mbrëmje jemi miq, bashkëpartiak dhe kolegë të rreshtuar pas kryetarit të ri. Që nga dita e parë e LDK-së, 23.12.1989, na ka udhëhequr uniteti, solidariteti, dialogu, vizionin. Ashtu siç pritej, në medie u fol shumë, u munduan të na bëjnë pjesë të grupeve e skemave imagjinare. Por, ne ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë të bashkuar rreth LDK-së. Heshtja që po mbizotëron ende brenda LDK-së duhet thyer shpejtë, shumë shpejtë. Ja kemi borxh të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë brezave të saj.  Po ndaj me ju disa rreshta të babit tim, shkruar më 27.02.1989, pak muaj para se të themelonte LDK-në, mbi heshtjen e atëhershme rreth grevës së minatorëve:  Intelegjencia krijuese e vendit, pjesa dërrmuese e intelektualëve që betohen shpesh në humanizëm, në demokraci dhe në lirinë e shpirtit e të mendjes, këto ditë ranë në një provim të rëndë moral, që për intelektualët dhe inteligjencien e njëmendët, s’ka dyshim, është rënia dhe pësimi më i rëndë. Po bëhen shtatë ditë të tëra që kur minatorët e Trepçës gjendjen në galeritë e thella e të ftohta të nëntokës, kurse pjesa dërrmuese e inteligjencis së vendit hesht, rri dhe bën sehir me një dramë të paparë njerëzore, me një tragjedi… Indiferenca dhe turpi, sprova dhe katandisja morale mund të jetë e pafund, veçmas kur inteligjencia kalkulon me qëndrime, disponime dhe me strategji të ndryshme pragmatike e politikaniste… Me dramën e minatorëve njeriu duhet të solidarizohet, kurse drama, katandisja morale dhe heshtja e inteligjencias së vendit njëmend është për ngushëllim,”-ka përfunduar Mustafa.

Postimi i plotë: 

Unë, Lumiri, Lutfiu, Antoni, etj. jemi LDK, fund e krye! Nesër në mëngjes jemi kundërkandidat në garën më demokratike në…

Posted by Besian Mustafa on Saturday, 13 Mars 2021

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku partia e tij ka shënuar një humbje. Menjëherë pas tij ka dhënë dorëheqje dhe kryesia.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora besian mustafa zgjedhjet ne kosove besian mustafa zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll