Politike

Grida Duma takim me banorë në fshatin Bago të Kavajës: Shtetin nuk e njohim, ka 8 vite nuk kemi parë asnjë të shkelë kë

13 Mars 2021, 17:17 Nga DOSJA
Grida Duma takim me banorë në fshatin Bago të Kavajës:

TIRANË– Ish-deputejta e Partisë Demokratike Grida Duma zhvilloi sot një takim me banorë në fshatin Bago të Kavajës. Përballë Dumës, banorët e këtij fshati thanë se nuk e njohin shtetin, pasi nuk u ka shkelur askush në derë.

Ata u shprehën gjithashtu se nuk kanë as drita, as ujë dhe as rrugë dhe e vetmja gjë që u kërkohet është të paguajnë fatura. 

“Nuk kemi asgjë as drita, as ujë, as rrugë… asgjë! Vetëm na kërkohet ti paguajmë shtetit dhe nga ana tjetër skemi bukë. Duhet të zhduket Rama një orë e më parë është e pamundur mbijetesa,“- tha një prej banorëve.

Duma u premtoi se Partia Demokratike do të realizojë financim për infrastrukturën bujqësore në 50 milion Euro çdo vit. Ajo tha gjithashtu se Partia Demokratike do të mbështesë direkte me para në dorë për çdo dynym toke të kultivuar dhe krerë në blegtori.

“Do të realizohet ulje e shpenzimeve të fermerëve për mekanikën bujqësore, pajisjet, plehrat kimike, farërat, fidanët, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimëve. Ju garantoj se Shqipëria Fiton me dt 25 Prill,”- tha Duma.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll