Politike

Marrëveshja Shqipëri-SHBA për gazin e lëngshëm natyror, Yuri Kim: Strategjike, rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë

13 Mars 2021, 13:31 Nga DOSJA
Marrëveshja Shqipëri-SHBA për gazin e lëngshëm natyror,

TIRANË– Ambasadorja e Amerikës, në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas pas marrëveshjes që është nënshkruar mes Shqipërisë dhe Amerikës për futjen e gaztit të lëngëshëm në vendin tonë. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kim nëshkrimin e kësaj marrëveshje e konsideron strategjike dhe shumë të rëndësishme pasi i hap rrugë investimeve më të mëdha amerikane, duke hapur më shumë vende pune dhe mundësi. Ajo thekson se marrëveshja jo vetëm diversifikon burimin e energjisë për Shqiëprinë, por edhe rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë jo vetëm për vendin por për gjithë rajonin.

“Kjo është është një marrëveshje strategjike e rëndësishme – jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë për Shqipërinë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin dhe sigurinë e energjisë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai hap gjithashtu rrugën për investime më të mëdha amerikane, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet.”- shkruan ajo.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll