Politike

‘’Fundi edhe si njeri’’, Albana Vokshi: Rama akt të dhunshëm ndaj gazetares së re, asnjë rrethanë se justifikon vep

13 Mars 2021, 14:08 Nga DOSJA
‘’Fundi edhe si njeri’’, Albana Vokshi: Rama akt të

TIRANË- Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar për gjestin e Ramës ku gjatë deklaratës për mediat largoi gazetaren Edona Haklaj, pasi kjo e fundit ishte pa maskë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Vokshi thotë se të prekësh me dorë një gazetare të re është fundi si njeri dhe politikan. Ajo thotë ndër të tjera se sjelljen e sotme të Ramës, nuk e justifikon asgjë, duke shtuar se

Sipas saj, asnjë rrethanë nuk e justifikon akti i dhunshëm, por ajo siguron se ky model do të marrë fund më 25 prill kur Shqipëria do të fitojë një kryeministër normal dhe të qytetëruar.

POSTIMI I PLOTË: 

Reagim i ish-Kryetares se Komisionit te Medias Albana Vokshi. Të prekësh me dorë një gazetar është fundi për një politikan. Sjellja e sotme e Edi Ramës si e një të forti rruge me gazetaren Edona Haklaj, tregon fundin e tij edhe si njeri. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë aktin e dhunshëm të Edi Ramës kundër gazetares së re. Prej 23 vitesh në politikë, Edi Rama ka dhënë prova të shpeshta se ai nxit dhunën verbale dhe fizike ndaj grave dhe kundërshtarëve politikë. Ky kryeministër brutal, si në jetën personale, edhe atë politike i ka përdorur gratë vetëm për fasadë. Pas fasadës, është një politikan i rrezikshëm për gazetarët, për median, për gratë dhe për shoqërinë. Ky model do të marrë fund më 25 Prill me votën e çdo shqiptari që do një kryeministër normal dhe të qytetëruar.

Kryeministri Edi Rama teksa po fliste nga shkolla “4 Dëshmorët”, ku dhe ka nisur procesi i vaksinimit, ka larguar gazetaren Edona Haklaj, pasi kjo e fundit nuk mbante maskë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll