Politike

FOTOT/ Misteri me makinën e Ministrisë së Mbrojtjes, automjeti ka 15 ditë parkuar tek Stadiumi pa shofer dhe pa u ndezur

13 Mars 2021, 15:01 Nga DOSJA
FOTOT/ Misteri me makinën e Ministrisë së Mbrojtjes, automjeti ka

TIRANE– Ndërsa ushtria ruan kufirin dhe Niko Peleshi votat e Partisë Socialistekjo makinë e Ministrit së Mbrojtjes duket se ka humbur. Prej 15 ditësh gjendet tek parkimi publik me pagesë tek stadiumi Selman Stërmasi.

Gjatë këtyre ditëve, as shoferi i ministrit, as ndonjë punonjës tjetër pranë ministrit nuk kanë marrë mundimin ta shohin gjendjen e saj.

Banorët e zonës ama, e shohin çdo ditë, e fotografojnë dhe pyesin: E kujt është makina? Pse rri e parkuar me pagesë, kur mund të parkohej tek Ministria e Mbrojtjes? Sa siguri ka në atë parking?

Përgjigje që po i publikojmë me shpresën se Ministria do kujtohet që ka lënë makinën numër 1 në mëshirë të fatit. Ndoshta kujtohet edhe për faturën që ka shkuar deri tani 400 mijë lekë. Më shumë se një pagë minimale, që paguhet pa arsye, nëse nuk është një mënyrë për t’i dhënë donacione Bashkisë së Tiranës.

Shpresojmë të mos jenë harruar edhe të tjera makina apo objektiva të Ministrisë së Mbrojtjes si makina në fjalë, se do të na vinin në dyshim edhe sigurinë kombëtare…

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike makina e ministrise se mbrojtjes niko peleshi makina e ministrise se mbrojtjes niko peleshi

Sondazh

Poll