Politike

Konflikti për godinën, Bashkia e Tiranës 10 ditë afat FRD-së për lirimin e zyrave

13 Mars 2021, 12:46 Nga DOSJA
Konflikti për godinën, Bashkia e Tiranës 10 ditë afat

TIRANË – Bashkia e Tiranës i ka dhënë 10 ditë afat partisë Fryma e Re Demokratike, për të liruar zyrat e godinës.

Ditën e sotme Bashkia e Tiranës, i ka nisur një shkresë zyrtare FDS-së ku kërkon irimin vullnetar të ambjenteve brenda datës 23 mars 2021.

“Ju bëjmë me dije se brenda datës 23.02.2021 të merrni masa për lirimin vullnetar si dhe dorëzimin e ambjenteve të cilat janë kaluar për administrim në Drejtorinë e Përgjithshme të Objektivave Publike me urdhër të Kryetarit të Bashkisë” – thuhet në shkresë. 

Në shkresën e Bashkisë, e cila në ndryshim nga hera e kaluar, është me numër protokolli dhe më firmën e drejtuesit të Institucionit të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës. 

Shkresa vjen një ditë pas tensionit të krijuar në ambjentet e FRD, ku punonjës të policisë bashkiake mbërritën në godinë për lirimin e ambjenteve.

Mesditën e djeshme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.

 

 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike perplasjet te frd perplasjet te frd

Sondazh

Poll