Politike

Tritoli në mjetin e prokurorit Arjan Muça, Meta: Akt kriminal! T’i garantohet mbrojtja e posaçme për të dhe familjen e ti

13 Mars 2021, 12:38 Nga DOSJA
Tritoli në mjetin e prokurorit Arjan Muça, Meta: Akt kriminal!

TIRANË -Presdienti Ilir Meta, ka reaguar pas sulmit me tritol në makinën e prokurorit Arjan Muça, ngjarje e ndodhur dy ditë me parë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta shkruan se dënon me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, sakaq u kërkon institucioneve përkatëse që të grantojnë mbrojtjen e prokurorit dhe të familjes së tij.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit shkruan se organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët.

POSTIMI I PLOTË;

Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, Prokurorit Arjan Muça. Duke mbështetur plotësisht vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurinë e tij, u kërkoj institucioneve të ngarkuara nga ligji të garantojnë mbrojtjen e posaçme për Prokurorin Muça dhe familjen e tij. Organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët. Çdo sulm apo intimidim ndaj funksionarëve të Drejtësisë duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Prokurorit Arjan Muça, iu vendos tritol poshtë makinës së parkuar në garazhdin e një qendre tregtare tek Komuna e Parisit, dy ditë më parë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta tritol makines se prokurorit arjan muca ilir meta tritol makines se prokurorit arjan muca

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2021, 10:36

LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Lezhë, atje ku ka takuar dhjetra biznese dhe qytetarë me të cilët ka diskutuar mbi probl...