Politike

VIDEO-Gjesti i ulët/ Rama shtyn me duar gazetaren: Pse s’ke maskë, ik merre në makinë…Edona Haklaj: Ke shumë borxhe pë

13 Mars 2021, 11:14 Nga DOSJA
VIDEO-Gjesti i ulët/ Rama shtyn me duar gazetaren: Pse s’ke

TIRANE- Me arrogancë dhe ton fyes, kryeministri Edi Rama shtyu sot gazetaren e Fax News, Edona Haklaj pasi nuk kishte maskë. E gjitha ndodhi në nisje të procesit të vaksinimit. Kryeministri Edi Rama e pyeti gazetaren jashtë shkollës “4 Dëshmorët” në kryeqytet se pse nuk ishtë me maskë pranë tij. “Po ti pse s’mban maskë”,-i tha Rama dhe menjëherë ajo iu përgjigj. “E kam harruar në makinë”-ia ktheu gazetarja Edona Haklaj. Rama e urdhëroi të shkonte dhe ta merrte në makinë.  “Shko në makinë, ik merre”-tha Rama.

Ajo vijoi të mbante mikrofonin duke mos iu përgjigjur më kryeministrit derisa ky i fundit nuk hezitoi ta largojë me duar. Përpos faktit që kryeministri nuk duhet të prekë asnjëherë dikë, aq më tepër një gazetare pasi konsiderohet akt ofensiv, ai vetë mbante një maskë cope të liruar komplet e cila nuk i mbulonte as hundët e as gojën.

Vazhdimisht kryeministri (në kundërshtim me rregullat e komitetit të tij teknik) prekte me duar maskën e stampuar në përpjekje për të mbuluar pjesët e rëndësishme të fytyrës. Edhe njëherë një ‘big up’ për triumfun e formës përmbi përmbajtjen!

Për më shumë ndiqni pamjet:

Vetë gazetarja, në një reagim në rrjetet sociale pranon se ishte pa maskë por shton se kishte shall, (barrierë mbrojtëse e deklaruar nga OBSH), kundër COVID19. Ajo paralajmëron Ramën se me veprimin e tij, ka shumë borxhe për të larë. Gjestin e tuprshëm të Ramës e dënoi edhe Albana Vokshi me Presidentin Ilir Meta. 

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se të prekësh me dorë një gazetare të re është fundi si njeri dhe politikan. Ndërsa Meta, shkruan se Rama ka përdorur si preteks pandeminë, dhe shton se dënon plotësisht dhunën kanosjet dhe kërcënimet ndaj mediave. Gjestin e kryeministrit, Meta e ka konsideruar të papranueshëm për traditën shqiptare, moralin njerëzor, për çdo shoqëri demokratike dhe etikën institucionale.

Unioni i Gazetarëve e ka dënuar dhe e ka konsideruar një akt dhune faktin që kryeministri Edi Rama shtyu paraditen e sotme, gazetaren Edona Haklaj, pasi kjo e fundit nuk kishte vënë maskën anti-Covid. Në një reagim zyrtar, Unioni i Gazetarëve shkruan se një gjest i tillë prej Kryeministrit të vendit përbën në vetvete një akt të dhunshëm dhe aspak etik.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edona haklaj rama shtyn me duar gazetaren edi rama edona haklaj rama shtyn me duar gazetaren

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2021, 10:36

LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Lezhë, atje ku ka takuar dhjetra biznese dhe qytetarë me të cilët ka diskutuar mbi probl...