Arrestohen 5 persona dhe procedohen penalisht 3 të tjerë në Tiranë
13 Mars 2021, 07:43Nga DOSJA
TIRANË– Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale, ndërsa tre të tjera janë proceduar penalisht.
Uniformat blu bënë arrestimin e shtetasit M. H., 20 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka” gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar kanabisi.
Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasit B. G., 25 vjeç, D. T., 20 vjeç dhe S. B., 26 vjeç, të cilët sipas policisë pranishëm në vendin ku u konstatua 20-vjeçari.
Gjithashtu nga policia u arrestuan pasi u kapën pa leje drejtimi, D. Q., 21 vjeç dhe F. H., 31 vjeç, ndërsa shtetasi R. S., ra në prangat e policisë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.57 mg/l dhe për pasojë ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin G. V.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri në mjetin me drejtues G. V., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, si dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 20 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka” gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar kanabisi. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasit B. G., 25 vjeç, D. T., 20 vjeç dhe S. B., 26 vjeç, të pranishëm në vendin ku u konstatua shtetasi M. H. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : D. Q., 21 vjeç dhe F. H., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ; R. S., pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.57 mg/l ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin G. V. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri në mjetin me drejtues G. V., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ; V. K., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.44 mg/l. Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim 2 persona, për përplasjet që ndodhën gjatë ditës së djeshme pranë zyrave të partisë Fryma e Re Demokratike....
SHQIPËRI- Vendin e pret një fundjavë me vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndërsa në jug me vranësira e kthjellime.Reshje shiu ...
DashiDo të jeni në gjendje të bëni gjëra të menduara mirë. Në dashuri, planifikoni diçka të re me partnerin tuaj. Edhe në punë, gjërat mund të fillojnë p...
TIRANË- Pensionistë kanë treguar se pensioni që marrin në muaj, nuk u mjafton dhe jetesa e kujdesi shëndetësor për ta është i papërballueshëm.Në një interv...
DIBËR E MADHE- Një tërmet me madhësi 4.93 rihter të shkallës rihter ka rënë mbrëmjën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave nga Instituti i Lëkun...
TIRANË– Një 23 vjeçar, të cilit ende nuk i dihet identiteti është në duart e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se ka ekzekutuar Behar Sofian në qen...
TIRANË – Aranit Gogo, mjeku i dhunuar nga një i ri thotë për Fax News se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Dritan Hoxha” brenda autoambul...