Bota

Parlamenti italian miraton ligjin e zonave detare me Greqinë

12 Mars 2021, 18:13 Nga DOSJA
Parlamenti italian miraton ligjin e zonave detare me Greqinë

ITALI– Parlamenti i Italisë miratoi sot projekt-ligjin për caktimin e zonave detare me Greqinë në leximin e parë.

Projekt-ligji u miratua me 273 vota pro dhe asnjë kundër.

Marrëveshja përkatëse ishte nënshkruar midis dy vendeve në Athinë në 9 qershor 2020, sipas agjencisë së lajmeve Agenzia Nova.

Agjencia italiane tha se akti parlamentar deklaroi se rregulli themelor i marrëveshjes është neni 1, i cili përcakton kufirin detar midis Italisë dhe Greqisë.

Marrëveshja, tha ajo, bazohet jo vetëm në vijën e demarkacionit të shelfit kontinental të vendosur në një marrëveshje të nënshkruar në 1977, por edhe në koordinatat e llogaritura sipas metodës WGS 84.

Ligji është arritje për politikën e jashtme greke, e cila ka vënë si synim zgjidhjen e problemit të kufijve detarë me fqinjtë, duke nisur me Italinë, Egjiptin dhe Turqinë. Marrëveshja e tanishme me Italinë u jep ishujve jonianë në ndarjen e kufirit detar efekt të pjesshëm.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mario draghi marreveshja itali-greqi mario draghi marreveshja itali-greqi

Sondazh

Poll