Bota

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja mblidhet nesër për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 14 Shkurtit

12 Mars 2021, 18:05 Nga DOSJA
Pas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja mblidhet nesër për

KOSOVË– Gjykata Supreme e Kosovës sot ka marrë vendim edhe për shtatë ankesat e fundit të paraqitura në këtë institucion lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, ku të shtatë këto ankesa i ka refuzuar.

Pas këtij vendimi të Supremes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mblidhet për të bërë edhe certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt. Për orën e saktë të mbledhjes do t’iu njoftojmë me kohë”,– tha Elezi.

Pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ, ushtruesja e detyrës së Presidentit ka afat 30 ditë për të thirrur seancën konstituive, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kqz valmir elezi zgjedhjet ne kosove kqz valmir elezi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll