Bota

Manipulim votash/ Arrestohet kryetari i komunës me shumicë serbe ne Kosovë

12 Mars 2021, 18:01 Nga DOSJA
Manipulim votash/ Arrestohet kryetari i komunës me shumicë serbe ne

KOSOVË- Kryetari i Komunës me shumicë serbe në Kosovë, Kllokotit, Bozhidar Dejanoviç është arrestuar ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës më anë të një njoftimi për mediat. Në njoftimin e saj, Prokuroria ka thënë se Dejanoviç është arrestuar për “Cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”. Gjithashtu në njoftim thuhet se, Dejanoviç është ndaluar për 48 orë dhe se pritet të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës Paraprake.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se, sot, ka ekzekutuar Urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollimin e Objekteve të Komunës së Kllokotit, në lidhje me një hetim që është duke zhvilluar ndaj Kryetarit të Komunës, të pandehurit Bozhidar Dejanovic, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës. Mbi këtë bazë, me vendim të prokurorit të çështjes u vendos ndalimi dhe arrestimi i të pandehurit, Bozhidar Dejanoviç, për 48 orë, dhe brenda afati ligjor do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës Paraprake”, thuhet në njoftim.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora bozhidar dejanoviç zgjedhjet ne kosove bozhidar dejanoviç zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll