Sport

ALARM TE INTER!!! Pas mungesës së Vidal, mesfushori braktis seancën stërvitore dhe pritet të mungojë ndaj Torinos

12 Mars 2021, 14:19 Nga DOSJA
ALARM TE INTER!!! Pas mungesës së Vidal, mesfushori braktis

ITALI-Lajme të reja për futbollistët e Interit: në stërvitjen e së premtes në mëngjes, mesfushori Christian Eriksen u detyrua të braktiste seancën stërvitore pasi u gjet një inflamacion në gjurin e majtë. Gjendja fizike e lojtarit do të rivlerësohet të shtunën, në prag të ndeshjes në transfertë kundër Torinos.

Gjendja e tij nuk duket se është alarmante, por është e mundur që Conte do të duhet të bëjë pa të për ndeshjen kundër granatave. Duke marrë parasysh kalendarin, trajneri i zikaltërve në çdo rast mund të vendosë të mos e rrezikojë atë dhe për këtë arsye Gagliardini së bashku me Brozovic dhe Barellan do të formojnë mesfushën  në takimin kundër Torinos.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eriksen inter vidal eriksen inter vidal

Sondazh

Poll

Sport 12 Mars 2021, 08:20

Nga hidraulik në milioner, pasuria e McGregor

AMERIKE – Pasi punoi për ca kohë kur ishte i ri si çiraku i një hidrauliku, “The Notrious” arriti majat më të larta të sportit të arteve marciale m...