Bota

Kancelari austriak, Kurz akuzon disa shtete të BE-së se kanë kontrata ‘sekrete’ të vaksinave

12 Mars 2021, 14:06 Nga DOSJA
Kancelari austriak, Kurz akuzon disa shtete të BE-së se kanë

AUSTRI- Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka ngritur akuza se disa vende evropiane mund të kenë nënshkruar “kontrata sekrete” me kompanitë e vaksinave për të marrë më shumë sasi sesa janë kishin të drejtë në bazë të rregullave të BE-së.

“Ka të dhëna që tregojnë për të ashtuquajturit pazare ku janë bërë marrëveshje shtesë midis vendeve anëtare dhe kompanive farmaceutike. Malta do të marrë tre herë më shumë doza për frymë sesa Bullgaria deri në fund të korrikut. Hollanda jo vetëm që do të merrte më shumë doza vaksine për frymë deri në fund të Qershorit sesa Gjermania, por pothuajse dy herë më shumë se Kroacia. Kjo është në kundërshtim të qartë me qëllimet politike të BE-së,”-ka thënë ai.

Anëtarët e BE- së kanë rënë dakord që vaksinat duhet të shpërndahen midis vendeve bazuar në madhësinë e popullsisë.

Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë në Austri janë shënuar 488,042 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 8,831 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota austri sebastian kurz austri sebastian kurz

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2021, 13:55

Navalny transferohet në një lokacion të panjohur

Avokatët e politikanit opozitar rus Aleksei Navalny kanë thënë se ai është bartur nga një qendër ndalimi në rajonin Vladimir, në një lokacion të panjohur, ndërk...