Aktualitet

Banorët e Rabdishtit në Dibër “përveshin” mëngët dhe rregullojnë rrugën: Mos kërkoni vota nga ne!

12 Mars 2021, 12:17 Nga DOSJA
Banorët e Rabdishtit në Dibër “përveshin”

DIBËR-Edhe pse është shpallur me vendim qeverie si fshat turistik, mes 100 fshatrave në të gjithë vendin, fshati Rabdisht në Njësinë Administrative  Melan në Bashkinë Dibër prej 30 vitesh vuan nga mungesa e infrastrukturës rrugore.

Banorët nuk kanë pritur më që pushteti vendor apo qeveria të ndërhyjë në rrugën e fshatit të tyre, por janë bërë bashkë dhe me kazma e lopata i janë përveshur punës për të rregulluar rrugën e tyre. Banorët e indinjuar me drejtuesit e Bashkisë të cilët sipas tyre nuk kanë bërë asgjë për ta.


Ata janë shprehur se është më mirë të kalojnë me Maqedoninë e Veriut, pasi atje punojnë e sigurojnë të ardhura ekonomike për familjet e tyre.

Banorët e Rabdishtit kërcënojnë se nuk do të lejojnë asnjë kandidat të shkojë për fushatë në fshatin e tyre, pasi sipas tyre, vetëm do të bëjnë premtime dhe nuk do të duken më aty.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet diber diber

Sondazh

Poll