Policia Bashkiake do t’i nxjerrë jashtë, Sali Shehu: S’dal, le të më arrestojnë. Letrën na e hodhën në korridor, ish
12 Mars 2021, 11:21Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i “Fryma e Re Demokratike” Sali Shehu ka reaguar për herë të parë pasi zbarkimit të efektivëve të Policisë Bashkiake në ambientet e partisë së tij. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Shehu pretendon se e gjitha është sulm i pastër ndaj partisë që ai drejton.
Më tej, Shehu shtoi se do të përgatisë një kallëzim penal ndaj Bashkisë së Tiranës.
“Nga zyrat e Bashkisë ka ardhur një shkresë që bëhet fjalë për lirimin e ambieteve nga prilli 2016. FRD e quan provokim të rëndë! Ju bëjmë me dije se jemi në të drejtën tonë, neni 22 pika B na e siguron. Zoti Veliaj, FRD nuk mund të besojë se këto veprime janë urdhëruar nga ju. FRD është pjesë e koalicionit Aleanca për Ndryshim, nuk është rastësi që shkesa vjen vetëm 3 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo i bën veprime politike, anti-ligjore dhe provokuese. Besojmë që do të ndaloni këtë marrëzi. Ky dokument është hedhur në koridorin e zyrave të FRD disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, në fakt kur e kanë parë punonjësit e pastrimit e kanë lënë në një cep sepse nuk kishte origjinë institucioanle. Pa emër, pa vulë dhe pa numër protokolli. Nuk është dokument zyrtar. Kemi marrëveshje me Bashkinë e Tiranës. Pas kësaj letre që është lënë në korridor. Dje ka pasur tentativë për të fikur dritat. Nuk ia kanë dalë. Sot i kanë fikur nga kati i parë. Sot kur do mblidheshim vendosën Policinë Bashkiake dhe na bllokuan derën. Veliaj të kuptojë që nuk nxirret partia nga zyra në ditën e zgjedhjeve. Kemi përgatitur një kallëzim penal për Bashkinë e Tiranës. Gjykata Administrative do ta zgjidhë në mënyrë të drejtë dhe ligjore. Do qëndroj në zyrë padiskutim. Nëse kanë vendosur le të më arrestojnë në zyrë po të duan. Nuk është vetëm një zyrë, është i gjithë kati,”-tha Sali Shehu.
SHBA– Rrjeti investigativ OÇRP ka publikuar një shkrim të gjatë për Artur Shehun, shqiptarin që dyshohet si pjesë e grupit mafioz Sacra Corona Unita. Me...
TIRANË– Policia bashkiake ka rrethuar mëngjesin e sotëm zyrën e partisë së Frymës së Re Demokratike në vend. Dosja.al ka siguruar pamje nga momenti nga rre...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë në mbrojtje prokurorin Arjan Muça pasi makinës së tij iu vendos tritol gjatë mbrëmjes së djeshme.KLP...
TIRANË– Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur memorandumin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Exxonmobile dhe Excelerate Energy, duke i cilësuar si h...
TIRANË– Ditën e sotme, qytetarët kanë hasur në një trafik të rënduar në bulevardin “Migjeni” në Kashar që lidh Unazën e Re me Yzberishtin. Kjo pasi sot ësh...
TIRANË– Meterologia Adiola Bami ka parashikuar sesi do të jetë moti këtë fundjavë, e cila përkon dhe me ‘Ditën e Verës’.Në një lidhje me ‘Skype’ për ...
SAUK– Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mesnatën e djeshme në Sauk. Dosja.al mëson se kanë qënë disa të rinj të cilët i kanë zënë pritë, 23-vjeçari...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar bisedën e tij me disa prej shitësve më të mëdhenj të drogës në qytetin bregdetar të Vlorës.I ftuar në ...
Një shpërthim eksplozivi ndodhi mbrëmjen e së enjtes në parkimin e Qendrës “Kristal”, në një zonë të populluar të kryeqytetit. Objekt i sulmit ishte automjeti p...