Aktualitet

Arrihet marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve

12 Mars 2021, 11:59 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për

ITALI– Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur nga homologu italian Luigi Di Maio.

Gajtë takimit, ministrja Xhaçka dhe Di Maio konfirmuan se kanë përfunduar zyrtarisht procedurat për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve.

Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit, me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjigje. Veprime konkrete si ky, ofron një impakt konkret për qytetarët. I shpreh Di Maios dhe qeverisë italiane mirënjohje për solidaritetin dhe kontributin e dhënë”, tha Xhaçka.

Ministrja Xhaçka theksoi më tej se duhet të nxitet bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet tregtare të dy vendeve. Ajo e cilësoi shtetin italian, si një avokate të palodhur në integrimin e Shqipërisë në BE.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet njohja e patentave ne itali olta xhacka njohja e patentave ne itali olta xhacka

Sondazh

Poll