Aktualitet

Termocentrali i Vlorës, Philip Reeker letër Ballukut: Mbështesim Shqipërinë, kontribut në pavarësinë energjetike

12 Mars 2021, 10:13 Nga DOSJA
Termocentrali i Vlorës, Philip Reeker letër Ballukut: Mbështesim

TIRANË– Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur memorandumin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Exxonmobile dhe Excelerate Energy, duke i cilësuar si hapa te parë drejt rinisjes dhe zgjerimit të operacioneve të termocentralin e Vlorës.

Zëvendës- sekretari i shtetit per europën dhe eurazine, Philip Reeker, i ka dërguar një letër ministres së infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Ballukut, ku thekson se ky partneritet do të kontribuojë ndjeshëm për pavarësinë energjetike të vendit tonë , dhe do ta kthejë Vlorën e Shqipërinë në një qendër energjie.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin me forcë Shqipërinë ne avancimin e sigurisë energjetike. Struktura në Vlorë do të shënojë një hap të rëndësishëm përpara drejt zgjerimit të qasjes së Europës ndaj burimeve të shumëllojshme dhe te qëndrueshme të energjisë. Një Europe e sigurtë në burimet e saj të energjisë është një partner i fuqishëm në arritjen e objektivave tona të përbashkëta në rajon e në mbarë botën.Përpjekjet tuaja për firmosjen e marrëveshjes kanë qenë domethënëse e personalisht, e vlerësoj vizionin tuaj dhe dëshirën për të punuar me firma të rëndësishme amerikane për këtë projekt”, thuhet në letrën drejtuar Ballukut.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku philip reeker termocentrali i vlores belinda balluku philip reeker termocentrali i vlores

Sondazh

Poll