Aktualitet

‘Po kaloja rastësisht, më telefonoi Saliu…’/ Meta i ashpër, s’përmbahet nga selia e FRD: Përpjekje për grusht shte

12 Mars 2021, 11:38 Nga DOSJA
‘Po kaloja rastësisht, më telefonoi Saliu…’/ Meta i

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga opozita që të reagojë pas kërkesës së Bashkisë së Tiranës për zbrazjen e godinës së Frymës së Re Demokratike. Pas përplasjes me efektivët e Policisë, Meta në një prononcim të shkurtër shpjegoi se po kalonte në zonë rastësisht, kur kishte marrë një telefonatë nga Sali Shehu për ta ndihmuar.


E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti. Ti sjellësh një partie zyretare opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD për të marrë pjesë në zgjedhje, ti sjellësh një shkresë të tillë as vulë dhe as emër tituallari as nr protokolli të bërë vetëm për të dhunuar fizikisht e fizikisht çdo forcë opozitare që synoin të konkurojë në zgjedhje. Kjo është Bashki-bandë. Është tepër irrituese. Është paralajmërim për qytetarët për përpjekjet mafioze për të vënë dorë në procesin zgjedhor. I bëj thirrje opozitës të zgjohet dhe të mos lejojë më prekje të rregullave të garës se do të jetë vonë. Jam pas telefonatës së Shehut. Jam këtu pas telefonatës së Shehut po kaloja këtu rastësisht. Ju e patë sesi dhunohet kreu i FRD së Tiranës. Po iu paralajmëroj edhe njëherë, zbatoni ligjet mos përfundoni si Policët e Mubarakut nën këpuët e popullit. Kaq! Ti e di shumë mirë çfarë ke bërë me firma, mos iu bind me urdhërave të të çmendurit se do nxjerrë kartelën e të sëmurit psiqik,”-tha Meta.

LAJMI KRYESOR- SHERR&PËRPLASJE/ Bashkia nxjerr jashtë godinës FRD, Meta shkon në ndihmë, përplaset me Policinë Bashkiake: Do t’ju fut në burg me duart e mia! Kryepalaço Veliaj! Mos iu bind të çmendurit 

(k.m/dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bastisen zyrat e frd ne tirane ilir meta policia e shtetit tirane bastisen zyrat e frd ne tirane ilir meta policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll