Politike

Thellohet përplasja, Dritan Leli shkarkon të emëruarin e Ramës në bashkinë e Vlorës, shkresa për Afrim Qendron është f

12 Mars 2021, 11:03 Nga DOSJA
Thellohet përplasja, Dritan Leli shkarkon të emëruarin e

VLORË– Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka firmosur shkarkimin e nënkryetarit Afrim Qëndro. Mësohet se Qëndro nuk ka hyrë në Bashki ditën e sotme, ndërkohë që ‘Faxneës’ raporton se dokumenti për shkarkimin e tij është ende në tavolinën e Lelit.

Kjo është lëvizja e fundit e Lelit në Partinë Socialiste pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ta përjashtuar nga fushata elektorale dhe kërkimi që Asambleja ta përjashtojë edhe nga çdo funksion në PS.

Kryebashkiaku ka zgjedhur ti përgjigjet në këtë mënyrë kryeministrit Edi Rama, i cili mbrëmjen e djeshme tek Sokol Balla, refuzoi të komentonte çështjen e Lelit. “Kush nuk është gati për fushatë, nuk do të lejohet të jetë pjesë e saj”-tha Rama.

Afrim Qëndro është emëruar në atë pozicion nga vetë Rama, më 22 korrik 2020, në kulmin e përplasjeve asokohe me kryebashkiakun Dritan Leli. Dritan Leli ka përballë tashmë Edi Ramën dhe fati i tij nuk dihet. A do të vazhdojë ta drejtojë edhe për shumë kohë bashkinë?

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afrim qendro dritan leli edi rama partia socialiste perjashtimi i dritan lelit afrim qendro dritan leli edi rama partia socialiste perjashtimi i dritan lelit

Sondazh

Poll