Art&Argëtim

Pasi i akuzoi për racizëm, The Weeknd bojkoton “Grammy Awards”

12 Mars 2021, 10:48 Nga DOSJA
Pasi i akuzoi për racizëm, The Weeknd bojkoton “Grammy

SHBA– Këngëtari The Weeknd ka bojkotuar zyrtarisht “Grammy Awards”, pasi i akuzoi se nuk po nominon artistët me ngjyrë.

Ylli i pop-it tha se nuk do të paraqesë më këngë për shfaqjen vjetore më prestigjioze të industrisë muzikore ajo pasi refuzoi ta nominonte atë për një çmim sivjet, madje as për hitin e tij “Blinding Lights”, që ka qëndruar për plot 52 javë në top 10 këngët më të mira në Billboard.

I pyetur nga Times pse po bojkoton, Weeknd tha: “Për shkak të komiteteve të fshehta. Unë nuk do lejoj më që labeli im të dërgojë këngët e mia në Grammy”, është shprehur artisti.

Që prej vitit 1995, çmimet më të lakmuara të “Grammy Aëards” , duke përfshirë çmimet “Artisti i ri më i mirë”, “Regjistrimi më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, dhe “Albumi më i mirë i vitit”,  janë zgjedhur nga një komitet sekret i anëtarëve të akademisë, sipas Billboard.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ‘grammy awards" the weekend ‘grammy awards" the weekend

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Mars 2021, 09:17

BRITANI– Mes reagimeve të shumta për intervistën e Meghan Markle që tronditi Pallatin Mbretëror, ka folur edhe shoqja e ngushtë e Dukeshës, Janina Gavanka...