Art&Argëtim

‘Ne nuk jemi familje raciste’, Princi William thyen heshtjen pas intervistës së vëllait të tij, Harry dhe Megan Markle

11 Mars 2021, 14:49 Nga DOSJA
‘Ne nuk jemi familje raciste’, Princi William thyen heshtjen pas

BRITANI– Duka i Kembrixhit ka mbrojtur monarkinë kundër akuzave për racizëm të bëra nga Duka dhe Dukesha e Sussex, duke thënë: “Ne nuk jemi familje raciste.”

Princi William tha se ai nuk kishte folur ende me vëllain e tij që kur ky i fundit dhe Meghan Markle filluan sulmin e tyre ndaj familjes dhe institucionit të Mbretërisë në një intervistë me Oprah Winfrey të transmetuar në SHBA të Dielën dhe në Britani të Hënën.

Sipas The Guardian, deklarata e William është komenti i parë personal publik nga anëtarët e familjes mbretërore që nga akuzat, dhe tregon se sa të lënduar janë ndjerë anëtarët e familjes mbi këtë çështje.

Princ William dhe Dukesha e Kembrixhit vizituan shkollën 21 në Stratford, në lindje të Londrës, për të parë kthimin e fëmijëve në klasa këtë javë dhe përhapjen në shkollat ​​e mesme të një projekti që Middleton nisi në shkollat ​​fillore në 2018.

Ndërsa William u largua, një gazetar e pyeti: “A është familja mbretërore një familje raciste, zotëri?”

Duka, me dukeshën në krah, u përgjigj: “Ne nuk jemi një familje raciste.”

Për Harryn, ai tha: “Unë nuk kam folur ende me të, por do ta bëj.”

Markle tha gjatë intervistës se kur ajo ishte shtatzënë kishte shqetësime dhe biseda rreth asaj se sa e errët mund të ishte lëkura e djalit të tyre Archie. Çifti ia atribuoi komentet një anëtari pa emër të familjes mbretërore, që thuhet të mos jetë Mbretëresha ose Duka Filip. Harry tha se ndihej i fyer dhe i tronditur.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz intervista e princ harry dhe megan markle princ william intervista e princ harry dhe megan markle princ william

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Mars 2021, 07:07

KOSOVË– Real 1 dhe Dj Blunt u kapën ditën e djeshme nga policia me lëndë narkotike.Dy reperët u kapën me datë 27 janar 2019, rreth orës 14:30, në lagjen “U...