Art&Argëtim

Pas komenteve mbi origjinën e tij, Ermal Meta i përgjigjet sulmeve me historinë e Shqipërisë: Jam krenar për rrënjët dhe

11 Mars 2021, 14:39 Nga DOSJA
Pas komenteve mbi origjinën e tij, Ermal Meta i përgjigjet sulmeve me

ITALI– Javën e kaluar u mbyll festivali i muzikës italiane, Sanremo, ku këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta rrëmbeu vendin e tretë.

Meta ka publikuar në Instagram një video dedikuar komenteve që ka marrë gjatë pjesëmarrjes në Sanremo. Si fillim ai ka falenderuar të gjithë ata që vlerësuan këngën e tij, por është ndalur edhe tek komentet raciste të disa personave që i thonin të kthehej në vendin e tij.

“Është e çuditshme që këtë diskutim po e bëj në 2021-in dhe nuk po e prek këtë temë sepse më pëlqejnë polemikat, në fakt as nuk më plas për to. Ajo që dua të dini është fakti që të thuhen këto gjëra dhe t’i lësh të ikin i bën të duken normale. Të flasësh ashpër e t’i përmendësh origjinën dikujt nuk është aspak normale. Ne jetojmë të gjithë nën një qiell, të gjithë kemi një ndërgjegje të përbashkët kolektive. Kjo është urrejtje që unë nuk e pranoj dot sepse është idotësi”.- tha Meta ndër të tjera.

“Kam vetëm diçka për t’iu thënë: ‘Nëse do dinit vetëm pak fare nga historia e vendit nga unë vij, do ndiheshit krenar, njësoj si unë. Jam krenar për rrënjët dhe gjakun tim, e nëse ju do i njihnit ata do ndiheshit krenarë që i keni fqinj. Ju ftoj të lexoni historinë e tyre dhe do mbeteni të mahnitur”.- e përfundoi videon Meta.

Postimi i plotë:

 

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ermal meta sanremo 2021 ermal meta sanremo 2021

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Mars 2021, 07:07

KOSOVË– Real 1 dhe Dj Blunt u kapën ditën e djeshme nga policia me lëndë narkotike.Dy reperët u kapën me datë 27 janar 2019, rreth orës 14:30, në lagjen “U...