Art&Argëtim

12 Mars 2021, 09:17 Nga DOSJA

BRITANI– Mes reagimeve të shumta për intervistën e Meghan Markle që tronditi Pallatin Mbretëror, ka folur edhe shoqja e ngushtë e Dukeshës, Janina Gavankar.

E ftuar në një emision televiziv, Janina mbështeti tërësisht deklaratën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex teksa tha se tashmë ata janë të lirë dhe gjërat janë ndryshe.

Aktorja deklaroi se ekzistojnë “E-maile dhe tekste” që vërtetojnë se familja mbretërore e ka trajtuar Meghan Markle njësoj siç ajo deklaroi në intervistën për ‘Oprah’.

Unë e di që familja dhe personeli ishin në dijeni të shkallës së vuajtjes së saj, dhe megjithëse kujtimet e tyre mund të ndryshojnë, tonat nuk ndryshojnë, sepse ne e jetuam atë me ta. Dhe ka shumë e-mail dhe tekste për ta mbështetur atë”.

Gavankar gjithashtu foli për pretendimet, të cilat u raportuan kohët e fundit në ‘Times’, se Meghan kishte ngacmuar punonjësit e pallatit. Ajo shtoi më tej se ka disa prova që do të dalin në dritë dhe se e vërteta do të çlirojë njerëzit nga kjo intervistë.

Unë e njoh Meghan që prej 17 vitesh dhe kam parë mënyrën se si ajo i trajton njerëzit përreth saj dhe njerëzit me të cilët punon, dhe mund të them se ajo nuk është ngacmuese. EMegjithatë, e vërteta do të dalë në dritë”, u shpreh Janina Gavankar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz intervista e meghan markle janina gavankar meghan markle intervista e meghan markle janina gavankar meghan markle

Sondazh

Poll