Art&Argëtim

“Duhet të flasim më shumë për shëndetin mendor”/ Michelle Obama: Rrethanat që kanë ardhur të fusin në depresion

11 Mars 2021, 16:29 Nga DOSJA
“Duhet të flasim më shumë për shëndetin

SHBA- Ish-zonja e parë dhe partnerja e ish-Presidentit të Amerikës, Barack Obama, Michelle u ka kërkuar njerëzve që të kenë kujdes më shumë për veten e tyre. Në një intervistë për ‘People’ Michelle foli rreth ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur. Ajo tha se me të gjitha gjërat që njerëzit kanë kaluar në këtë kohë, duke nisur nga pandemia, të përmbytjet si dhe fatkeqësit e tjera, njerëzit duhet që të mendojnë më shumë për veten në mënyrë që të mos futen në depresion.

“Depresioni është i kuptueshëm në këto rrethana, gjatë këtyre kohërave. Të mendosh se si mund të vazhdojmë të ngrihemi mbi të gjitha tronditjet, traumat dhe përmbysjet që kemi përjetuar pa e ndjerë në këtë mënyrë, është thjesht joreale. Kjo është një nga arsyet pse duhet të flasim më shumë për shëndetin mendor sepse të gjithë merren me trauma, ankth, vështirësi në mënyra të ndryshme,” tha Michelle.

Michelle gjithashtu në intervistën e saj ka përmendur edhe vrasjen e njerëzve me ngjyrë nga policia, ku ka thënë se është shumë e rëndë për tu përjetuar.

“Ne kishim vrasjen e vazhdueshme të njerëzve me ngjyrë në duart e policisë. Vetëm duke parë videon e George Floyd, kemi përjetuar ato tetë minuta. Kjo është shumë për tu perceptuar, për të mos përmendur të qenit në mes të një karantine,” tha ajo.

Në fjalën e saj, Michelle ka ftuar të gjithë njerëzit që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Unë i inkurajoj të gjithë të bëjnë një vaksinë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ajo.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz barack obama michelle obama barack obama michelle obama

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Mars 2021, 07:07

KOSOVË– Real 1 dhe Dj Blunt u kapën ditën e djeshme nga policia me lëndë narkotike.Dy reperët u kapën me datë 27 janar 2019, rreth orës 14:30, në lagjen “U...