Aktualitet

‘Të shkojmë ta vrasim’/ Kërcënuan presidentin italian për shkak të vaksinimit, hetohen dhjetëra persona, mes tyre dy

12 Mars 2021, 07:47 Nga DOSJA
‘Të shkojmë ta vrasim’/ Kërcënuan presidentin

ITALI– Fyerjet dhe kërcënimet që janë bërë ndaj presidentit italian, Sergio Mattarlla kanë vënë në hetim11 persona, mes tyre edhe 2 shqiptarë. E gjithë kjo erdhi pasi kreu i vendit mori vaksinën anti-COVID.

“Le të marrim armët, të shkojmë ta vrasim atë bir…”, “Të uroj çdo të keqe”, “Uroj të afrohet varrimi yt”, ishin këto disa prej komenteve.

Mes tyre policia ka identifikuar, sipas gazetës La Repubblica, edhe dy shqiptarë, Arjan Karagjozi dhe Irena Salati, që tani duhet t’i përgjigjen akuzave për fyerje të nderit të Presidentit të Republikës, vepër penale kjo në Itali, e parashikuar nga artikulli 278 i Kodit Penal dhe që parashikon nga 1 deri në tre vite burg.

Të gjitha kërcënimet kanë nisur që në pranverën e vitit të kaluar, kur Italia ishte në mes të bllokimit të parë për pandeminë. Shumë prej personave që janë nën hetim, kanë shprehur zemërim në rrjetet sociale si dhe kundër kreut të shtetit sepse nuk ishin në gjendje të lëvizin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan karaghozi irena salati presidenti italian sergio mattarella arjan karaghozi irena salati presidenti italian sergio mattarella

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Mars 2021, 07:26

TIRANË– “S’kam konflikte me njeri,”–kështu u shpreh prokurori Arjan Muça, të cilit iu vendos tritol poshtë makinës së parkuar në garazhdin e një qen...