Aktualitet

Tritol ndaj makinës së Arjan Muçës! Policia merr në mbrojtje prokurorin dhe familjen e tij, në hetime përfshihet dhe puna

12 Mars 2021, 06:15 Nga DOSJA
Tritol ndaj makinës së Arjan Muçës! Policia merr në

TIRANË– Shpërthimi me tritol ndaj automjetit të prokurorit Arjan Muça ka bërë që policia të marrë në mbrojtje prokurorin dhe familjen e tij. Ngjarja e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 në Komunën e Parisit, tashmë është nën hetim nga një ekip special hetimi.

Sipas policisë, Arjan Muça dyshohet të ketë qenë objektivi, por pa përjashtuar edhe bashkëshorten e tij e cila po ashtu përdorte makinën. Makina ka qenë e parkuar në zonën, ku Arjan Muça edhe banon.

Burime të policisë bëjnë me dije se janë mbledhur të dhëna edhe për punën e bashkëshortes së tij, e cila punon si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

Por kush është Arjan Muça?

Muça ka qenë oficer gjyqësor në ish-Gjykatën e Krimeve të Rëndë në Tiranë, në kohën kur ndodhi shpërthimi i Gërdecit. Më pas kaloi në prokuror në Lezhë, në Gjirokastër dhe në disa qarqe të tjera. Aktualisht Muça është një prej  6 prokurorëve te komanduar pranë KLP në Tiranë dhe merret me hartimin e dosjeve të raporteve për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në Vettingun.

LAJMI KRYESOR: “HESHT!”/ Tritol makinës së prokurorit Arjan Muça, Policia nuk humb kohë, merr në mbrojtje familjen. Dyshime edhe tek puna e bashkëshortes gjyqtare

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan muca komuna e parisit shperthim me tritol te komuna e parisit tritol makines se prokurorit arjan muca arjan muca komuna e parisit shperthim me tritol te komuna e parisit tritol makines se prokurorit arjan muca

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2021, 20:44

Të shtunën nis vaksinimi i mësuesve në Tiranë 

TIRANË-  Të shtunën e kësaj jave do të nisë  vaksinimi i mësuesve në Tiranë.Nuk dihet se sa mësues do të marrin dozën e vaksinës dhe se cilën vaksinë, por ...