Aktualitet

Manastirliu: 38 mijë doza vaksine AstraZeneca do të vijnë, nuk kanë lidhje me vaksinat e pezulluara në Danimarkë

11 Mars 2021, 22:17 Nga DOSJA
Manastirliu: 38 mijë doza vaksine AstraZeneca do të vijnë, nuk

TIRANË – Mbi 38 mijë doza vaksine AstraZeneca pritet të mbërrijnë ditën e premte në Shqipëri. Mirëpo kjo sasi dozash vjen në një moment, kur një shtet si Danimarka pezulloi përkohësisht përdorimin e saj pasi tek disa pacientë që u përdor shkaktoi mpiksje gjaku deri në vdekje.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi nga emisioni “Opinion” se sasia e dozave do të vijë në vend. Ajo u shpreh se vaksinat që janë pezulluar në Danimarkë nuk kanë lidhje me serinë që do të vijë në Shqipëri.

Sipas ministres, edhe OBSH ka deklaruar se vaksina AstraZeneca duhet të vijojë të përdoret.

Jemi informuar që loti apo seria që vjen nesër në Shqipëri nuk është e njëjta seri që është pezulluar për përdorim nga Danimarka. Është një badge number. Është një seri me numrin e lotit. Çdo flakon vaksine ka një numër serie dhe ky numër serie është bllokuar sepse ajo konsiderohet. Ne po e sqarojmë, ka dalë edhe OBSH, ku thotë se pavarësisht se EMA po shqyrton këtë lot vaksinash të AstraZeneca pjesa tjetër duhet të vaksinojë”, tha Manastirliu.

Marrë nga: Tvklan

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2021, 20:44

Të shtunën nis vaksinimi i mësuesve në Tiranë 

TIRANË-  Të shtunën e kësaj jave do të nisë  vaksinimi i mësuesve në Tiranë.Nuk dihet se sa mësues do të marrin dozën e vaksinës dhe se cilën vaksinë, por ...