Aktualitet

Sot vijnë vaksina nga AstraZeneca! 38 mijë e 400 doza ‘shkarkohen’ sot në Tiranë, të shtunën nis injektimi tek mësues

12 Mars 2021, 07:40 Nga DOSJA
Sot vijnë vaksina nga AstraZeneca! 38 mijë e 400 doza

TIRANË– Sot në Shqipëri priten të vijnë dozat e para të vaksinës AstraZeneca. 38 mijë e 400 doza do të zbarojnë sot në Tiranë për të vijuar kështu me procesin e vaksinimit anti-COVID.

Me ardhjen e dozave të tjera, është paralajmëruar se të shtunën do të nisë menjëherë injektimi i mësuesëve për të bërë të mundur kështu edhe një rikthim të mundshëm në shkolla. 

Por vaksina e AstraZenecas është një prej më të kontestuarave për shkak të pasojave që ka caktuar tek disa prej të injektuarve, duke e bërë të ndaluar për disa vende dhe të parekomandueshme për grupmoshën +65 vjeç. Dje kompania reagoi zyrtarisht dhe njoftoi se nuk ka asnjë provë për rrezikun në rritje embolisë pulmonarë apo trombozës venoze në asnjë grupmoshë, seks, apo vend ku është përdorur kjo vaksinë.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Rregullatori Europian i Barnave sa i takon vaksinës së Oxford-AstraZeneca Covid-19, sipas të cilit nuk ka asnjë indikacion që vaksina është e lidhur me një rrezik në rritje të mpiksjes së gjakut.

Bazuar në këto të dhëna, por edhe në përvojën e Mbretërisë së Bashkuar, ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino njoftoi dje se në Shqipëri, vaksina do të përdoret për të gjithë pa përjashtim. 

Deri më tani në vendin tonë, që prej datës 11 janar kur edhe nisi vaksinimi, janë injektuar 22 mijë e 693 doza të kompanisë Pfizer.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vaksina astrazeneca vaksina astrazeneca ne shqiperi vaksina astrazeneca vaksina astrazeneca ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Mars 2021, 07:26

TIRANË– “S’kam konflikte me njeri,”–kështu u shpreh prokurori Arjan Muça, të cilit iu vendos tritol poshtë makinës së parkuar në garazhdin e një qen...